5 Prill të vitit 1994 Kurt Cobain bëri vetëvrasje duke qëlluar veten në kokë në shtëpinë e tij në Seattle. Trupi i Cobain nuk u zbulua deri më 8 prill, nga një elektricist që kishte mbërritur për të instaluar një sistem sigurie, i cili fillimisht besonte se Cobain ishte në gjumë. Në shtëpinë e tij u gjet një shënim vetëvrasës që thoshte: “Unë nuk kam ndier ngazëllim për të dëgjuar muzikë dhe të krijoj muzike tashmë që disa vite”.
Me 5 Prill të viti 2019 dokumentari mbi jetën e Aretha Franklin ‘Amazing Grace’ doli në kinema pas 47 vitesh që ishte inçizuar.