Nesër (29 gusht), do të hapet ekspozita artistike e disa prej artistëve më të njohur të qytetit të Gjakovës.
Kjo ekspozitë artistike do të fillojë nga ora 20:00, ndërsa do të mbahet në sheshin “Ali Podrimja” në Gjakovë.
Në këtë ekspozitë do të prezantohen disa pikturave të autorëve, si: Alban M. Kupa, Masar Kupa, Alban Meka, Vjollca Kuqi, Tinaa Zoe Hoda, Almir Meqa dhe Artil Qarkagjija.
Ekspozita do të jetë e hapur për të gjitha moshat, ndërsa hyrja do të jetë pa pagesë.
Kjo ekspozitë organizohet nga Parku Kulturor “Ali Podrimja”, e cila është iniciativë qytetare vullnetare që operon në Gjakovë që nga viti 2016, për shkak të mungesës së një kinemaje në këtë qytet.
Projekti ka për qëllim krijimin e një parku të kulturës joformal, ku shfaqen filma, dokumentarë, shfaqje teatrale dhe muzikore, letërsi dhe pikturë.