Më 12, 14 dhe 15 shtator, në Gjakovë do të shfaqet “Java e Filmit Francez”, e cila organizohet nga Parku Kulturor “Ali Podrimja” dhe “Francophonie Kosovo”, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe Aleancën Franceze në Kosovë.
Më 12 shtator do të organizohet një koktej nga Ambasada e Francës në Kosovë, e më pas nga ora 20:00 do të shfaqet filmi “Pierrot le Fou” nga Jean-Luc Godard me Jean-Paul Belmondo dhe Anna Karina.
Ditën e shtunë (14 shtator) do të shfaqet një film klasik francez “Les Diabolique” nga Henri-Georges Clouzot.
Ndërsa, të dielën (15 shtator) do të shfaqet filmi dramë “Comme un Lion” nga Samuel Collardey.
Hyrja do të jetë pa pagesë dhe e hapur për të gjithë.