Kosova është gërshetim i kulturave dhe gjuhëve të ndryshme dhe kjo, krahas bukurive të shumta e bënë Kosovën shumëngjyrëshe edhe në aspektin shumetnik. Në “Ditën Ndërkombëtare të Paqes”, Radio KFOR-i sjell shembull se si shkëmbimi kulturor dhe bashkëjetesa ndëretnike, janë çelësi për një të ardhme të ndritur. Sinonim i lartcekur është edhe Profesorsha e Sociologjisë, Dhurata Prokshi, e cila njohurinë për 3 gjuhë të ndryshme që ka, e ndanë me të tjerët. Znj. Prokshi jeton në Mitrovicën Jugore, mirëpo punon në atë Veriore, ku u mëson komunitetit serb, gjuhën shqipe. Në një intervistë për Radio KFOR-in ajo thotë : “Njerëzit ndryshojnë për një arsye, por humanizmi është kur ne i pranojmë dallimet si fakt dhe i respektojmë si të tilla pa paragjykime. Shoqëria jonë përbëhet kryesisht nga të rinj, që jetojnë në komunitete të vogla, të cilët do të kenë nevojë për ndihmën e bashkëqytetarëve gjatë gjithë jetës së tyre, nga të cilët mund të jenë të ndryshëm, por të kenë probleme të ngjashme të jetës. ”
Ashtu sikurse ka thënë fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Kofi Annan “Ne të gjithë mund të kemi dallime religjioze, të gjuhës apo ngjyrës së lëkurës, por të gjithë i përkasim racës njerëzore”.