Malet janë jetë për ne, mirëpo sot, malet, janë në kërcënim nga ndryshimet klimatike, degradimi i tokës, mbishfrytëzimi etj. Për të nxjerrë në pah rëndësinë jetësore që kanë malet dhe për të ngritur vetëdijen për ruajtjen e tyre, Kombet e Bashkuara datën 11 Dhjetor, ia kanë ndarë pikërisht shënimit të ‘Ditës Ndërkombëtare të Maleve’.
Nazmi Hasanramaj, nga Klubi Alpin Prishtina thotë se sot më shumë se kurrë duhet të tregohemi të kujdesshëm në mbojtjen e maleve.
“Gjithë jemi të informuar për ndotjen alarmante të ajrit në Prishtinë dhe në Kosovë si dhe shumë pak informohemi prej profesionistëve për pasojat që sjell kjo në shëndetin tonë. Unë duhet të theksoj që gjeneratat tona, kanë për obligim për këto pyje, kanë obligim për resuset pyjore të Kosovës dhe nuk kemi të drejtë që të shkatërrojmë pyjet, nuk është në të mirën tonë dhe të gjeneratave që vijnë”.
Hasanramaj ka edhe një porosi për shoqërinë, në ‘Ditën Ndërkombëtare të Maleve’:
“Aktiviteti kryesor i Klubit Aplin Prishtina është promovmimi i jetës së shëndetëshme, promovimi i ecjeve, zhvillimi i sporteve malore me theks në bjeshkë dhe ne çdo ditë shohim degradim të pyjeve. I kisha lutë të gjithë njerëzit pa dallim, të dalin sa më shumë në natyrë, të kenë sa ma shumë kujdes për natyrën, le të fillojnë prej lagjeve, rrugëve ku ecin çdo ditë, ta ruajnë gjelbërimin, të zhillojnë edhe projekte të vogla të cilat kanë të bëjnë me gjelbërimin dhe pyllëzimin në qytete. Së paku në vendet ku jetojmë të kemi kudes më shumë sepse këto nuk na takojnë vetëm neve por edhe gjeneratave të ardhshme, ato duhet të kenë nga ne një trashëgimi më të shëndetshme pyjore që edhe t’ua lënë pasardhësve të tyre”.