E diela e tretë e muajit nëntor, i është ndarë shënimit të “Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafik”. Pikërisht për këtë, Policia e Kosovës, javë më parë ka filluar me fushata vetdijësuese për trafikun rrugor.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për Radio KFOR-in ka shpalosur statistikat e vdekshmërisë në trafik:
“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka apeluar tek të gjithë qytetarët, tek drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes. Kur flasim për personat që kanë humbur jetën në trafik fatbardhësisht kemi pasur një ulje të numrit, derisa në vitin e kaluar kemi pasur 90 persona që kanë humbur jetën, kurse këtë vit kemi 76 persona, 14 më pak. Mirëpo, Policia e Kosovës nuk është e kënar. Prandaj, ne do të bëjmë përpjekje që t’i shtojmë aktivitetet që të rritet siguria në trafik”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi gjithashtu ka treguar se përgjatë 9 mujorit, Policia e Kosovës ka shqiptuar rreth 330 mijë tiketa.