Në përkujtim të Ditës së Barazisë së Grave, që u shënua në vitin 1920, në të cilën grave të Amerikës iu dha për herë të parë e drejat e votës, të shtunën (24 Gusht), në Kampin e KFOR-it, në “Bondsteel” u organizuan aktivitete të ndryshme, duke përfshirë diskutimin me panelistet, dy gra ushtarake, Lejtnantja e parë Sara Pitman dhe Rreshteren teknike Olivia Tippy si dhe dy pjesëmarrëse civile: Emina Hyseni – Menaxhere e Radio KFOR-it dhe Gena Sturgon, themeluese dhe drejtuese e Play2EDUCATE, e cila punon me fëmijët, në përdorimin e sportit dhe dialogut reciprok si mjet për të parandaluar radikalizmin, konfliktin dhe dhunën.
Për të përcjellë këtë ngjarje, Radio KFOR ishte gjithashtu i pranishëm atje, ku nga afër u informua me problemet me të cilat gratë në përgjithësi ballafaqohen dhe poashtu pati mundësi që të marrë një porosi nga Shefi i Shtabit, Gjeneral Brigade Shawn Harris, i cili posaçërisht për dëgjuesit e Radio KFOR-it theksoi:
“Kjo që po ndodh sot është një ngjarje e jashtëzakonshme për KFOR-in, pasi siç e dini, 26 deri në 27 kombe të ndryshme janë këtu, ne po mësojmë nga njëri-tjetri dhe ne si SHBA jemi këtu që t’ju tregojmë njerëzve se çfarë po bëjmë, ne po mësojmë nga nacionalitetet tjera. Kjo padyshim që nuk mund të jetë tjetër gjë, përveç se ideale…Mesazhi që do të doja të përçoja në këto momente është ky, vazhdoni të bëni atë që jeni duke bërë, ne do të jemi këtu derisa Kosova të jetë pikërisht aty ku udhëheqësia e Kosovës dëshiron që ajo të jetë dhe nga këndvështrimi i KFOR-it, ne jemi këtu për të siguruar që njerëzit të kenë mundësi në të ardhmen.”
Aktivitetet e ndryshme të organizuara për të shënuar ditët e ndryshme që merren me të drejtat e grave tregojnë se sa i rëndësishëm është emancipimi i grave për një jetë më të mirë për të gjithë, duke filluar nga familja.