Sot (10.04.19) në kuadër të kualifikueseve për fazën e dytë për “Euro 2020”, në hendboll Kosova kërkon fitoren e parë në kualifikime përballë Izraelit.
Kosova në këtë ndeshje vjen pas katër ditë qëndrimi dhe përgaditje në Turqi, ku zhvilloi edhe dy ndeshje përgatitore, që rezultuan shumë të suksesshme. I gjithë ekipi para ndeshjes janë shprehur se janë të motivuar për këtë përballje me skuadrën Izraelite. Kosova në këtë përballje vjen pas dy humbjeve në kuadër të grupit 1 edhe atë ndaj Polonisë në udhëtim dhe Gjermanisë si nikoqire. Ndeshja Kosovë-Izrael, do të zhvillohet sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, duke filluar nga ora 19 e 45.