‘Ministria e Punëve të Brendshme’ e Kosovës, ka vendosur që nga sot (31.03) të ndërpriten lëvizjet e tranporitit publik në gjithë Kosovën, si masë parandaluese për shpërndarjen e virusit Covid-19.
Këtë vendim e ka përkrahur edhe ‘Komuna e Prishtinës’, megjithatë ky vendim do të ndikojë në qarkullimin e njerëzve të cilët nuk kanë mjete të tjera të transportit, duke ditur që në Prishtinë ende funksionojnë institucionet publike, institucionet shëndetësore dhe disa kompani.
Ky vendim do të jetë në fuqi deri në një vendim tjetër nga ‘Ministria e Punëve të Brendshme’.