Të gjithë jemi rrëfimtar të ngjarjeve të ndryshme çdo ditë të jetës sonë. Ndajmë momente interesante, të hidhura me miqtë dhe familjarët tanë.
Organizata jo-qeveritare ‘Gaia Kosovo’, ka organizuar një ngjarje që mbledh gratë nga komunitete të ndryshme në Mitrovicë për të ndarë ngjarje interesante nga jeta e tyre e përditshme me 19 Janar të këtij viti, në ‘Qendrën Rinore Diakonie’ në Mitrovicë.
Në një prononcim për RADIO KFOR-in zyrtari për komunikim në organizatën ‘Gaia Kosovo’, Genti Behramaj, shpalosi disa të dhëna mbi këtë ngjarje:
“Organizimin i radhës ‘Karavani i Tregimeve’, ka të bejë me rrëfime të përjetimeve personale të grave me etni të ndryshme të Mitrovicës, që ndërlidhen me qytetin dhe jetën në të kaluarën, që do të jenë të rrefyera nga vetë gratë”. Edicioni i parë i ‘Karavanit të tregimeve’, do të pasohet edhe nga 4 edicione të tjera deri në muajin Maj 2019.
Kjo ngjarje për pjesëarrësit është pa pagesë, pasi që financohet nga Bashkimi Evropian si dhe aty do të ju ofrohen pije dhe ushqim. Për informata shtesë mund të kontaktoni në email adresën: gaia.kosovo@gmail.com.