Si pasojë e pandemisë shumë gra dhe vajza të reja rrezikojnë të braktisin shkollën. E pikërisht për këtë qështje “UN Women” në Kosovë, përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook, kanë njoftuar se falë mbështetjes nga Ambasada Britanike, në Prishtinë, së bashku me Fondacionin IPKO, kanë shpërndarë laptopë për gra dhe vajza të reja nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Me dhurimin e këtij donacioni, pritet lehtësim në mësime përmes internetit gjatë pandemisë COVID-19 dhe të parandalohet braktisja e shkollës nga këto gra e vajza si dhe për të siguruar që askush nuk do të lihet mbrapa. Organizata “UN Women”, është kampione globale për barazinë gjinore, e cila njihet për punën e saj në krijimin e një mjedisi në të cilin çdo grua dhe vajzë, mund të ushtrojë të drejtat e tyre të plota.