Me titullin “A janë histori kujtimet tona”, të kuratores Lara Boubnova, nga 65 artistë sa kishin aplikuar për pjesëmarrje, 16 prej tyre ishin pjesë e ekspozitës kolektive “Çmimi Muslim Mulliqi”, e cila u hap mbrëmë (18.10.18), në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Krahas punimeve të jashtëzakonshme të artistëve pjesëmarrës në këtë ngjarje kulturore, triumfuan krijimet e Artan Hajrullahut dhe Valdrin Thaqit, të cilët u shpallën fitues të çmimit Muslim Mulliqi.
Ky projekt kishte filluar realizimin e tij në vitin 2003, me nismë të Ministrisë së Kulturës, për të promovuar artistët e artit pamor në Kosovë.
Kujtojmë që ekspozita e “Çmimit Muslim Mulliqi” është ngjarja më e rëndësishme për artet bashkëkohore vizuale në Kosovë.