Nesër (21 shkurt), nga ora 19:00, në Kinema “Jusuf Gervalla”, do të shfaqet filmi “Please Vote for Me” me regji të Weijun Chen.
Filmi në fjalë është një dokumentar i cili rrëfen historinë e tre studentëve të Shkollës Fillore “Evergreen” në Wuhan të Kinës, të cilët përzgjedhin të kandidojnë për mentorin/en e klasës së tyre. Përmes dokumentarit shpaloset tregimi se a ka qenë gjithmonë një sfidë shumë e madhe për sistemin e arsimit në Kinë që të operoj mes censurës dhe vlerave demokratike. Shfaqja e filmit do të mbahet në kinemanë “Jusuf Gervalla”, ndërsa filmat janë siguruar nga programi i Dokufest ‘Shkolla Dhe Filmi Dokumentar’, të komisionuara nga “The WHY Foundation” nga Danimarka, për shfaqje publike që kanë karakter edukativ, kurse nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
Pas shfaqjes të filmit “Please Vote for Me”, do të dhurohen disa libra dhe do të mbahet një diskutim që ka lidhje me tematikën e filmit të shfaqur.