Sbunker në bashkëpunim me DokuFest dhe Kino Armata, nesër (07.02.19) nga ora 19:00 në Kino Armata, sjellin filmin “First to Fall”, në kuadër të natës së filmit dhe dhurimit të librave.
Përveç shfaqjes së filmit, gjatë asaj periudhe do të dhurohen edhe disa libra dhe do të mbahet një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur. Njoftohet se filmat janë siguruar nga programi i DokuFest ‘Shkolla dhe Filmi Dokumentar’, të komisionuara nga fondacioni “The WHY Foundation” nga Danimarka, që kanë karakter edukativ. Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).