Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 20 dhjetor të 2012-ës, miratoi Rezolutën e cila u bën thirrje vendeve pjesëmarrëse të OKB-së, që të vazhdojnë të respektojnë datën 6 Shkurt, e njohur ndryshe edhe si ‘Dita Ndërkombëtare e Tolerancës Zero për Gjymtim Gjenital të Femrave’. Gjymtimi gjenital femëror nuk është aplikuar asnjëherë në vendin tonë apo në vendet fqinje, mirëpo ky veprim jo njerëzor, është një problem global i të drejtave të njeriut që prek vajzat dhe gratë në vendet më pak të zhvilluara të botës. Deri më sot, rreth 200 milionë vajza dhe gra i janë nënshtruar gjymtimit të organit gjenital femror.