Sonte, e hënë 20 maj, prej orës 19:00 do të shfaqet filmi “My Escape” në kuadër të natës së filmit në Kino Armata në Prishtinë. Për shikuesit do të dhurohen edhe libra.
Filmi ndjek udhëtimin e dy fëmijëve të cilët përpiqen me shumë mund që të ribashkohen më familjet e tyre në Europë. Në dokumentar paraqiten edhe pjesë që janë xhiruar nga vet ata përmes telefonave celularë.
Dokumentari shfaqet në Kino Armata ndërsa filmat janë siguruar nga programi i Dokufest-it – Shkolla dhe Filmi Dokumentar, të komisionuara nga organizata daneze “The WHY Foundation”.
Pas dokumentarit, do të dhurohen disa libra dhe do të mbahet një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.
Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).