Malet e Rugovës janë vetëm disa nga atraksionet turistike që vizitohen nga turistë të ndryshëm nga rajoni dhe bota, përgjatë tërë vitit.
Këtë të shtunë me 1 shtator, adhuruesit e natyrës do të kenë mundësi të argëtohen me DJ të famshmëm, të cilët do të dhurojnë spektakël për të interesuarit, në organizimin e quajtur ‘Rugova Noice’, organizuar nga organizata jo-qeveritare ”Into the Park”.
Në një prononcim për Radio KFOR-in menagjeri i projektit Pajtim Pasha, tregoi më shumë për këtë aktivitet:
“Ky organizim do të bëhet nga djemtë dhe vajzat që po ashtu organizojnë festivalin Into the Park, të cilët po kthehen pak më ndryshe. ‘RugovaNoise’, do t’iu japë mundësinë që ta përjetoni një përvojë të paharrueshme të muzikës elektronike mes ajrit të pastër e natyrës që është treguar vërtetë bujare me këtë vend. Yjet do të shndërrisin pastër në hapësirat e amfiteatrit në Drelaj të Rugovës,tingujt e muzikës elektronike dhe tekno në një amfiteatër të hapur do ja japin një veçanti kësaj ngjarje” u shpreh Pajtimi.
Shijoni ajrin e pastër, bukuritë natyrore dhe argëtohuni me muzikën në qiellin e hapur të bjeshkëve të Rugovës.
Informacionet shtesë mund t’i gjeni në faqen zyrtare të organizatorëve në www.intotheparkfest.org.