Sonte (12.07.19) me fillim nga ora 21:00, në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, do të mbahet ngjarja e parë muzikore për këtë edicion. Lidhur me këtë ngjarje, Radio KFOR-i ka kontaktuar me Menaxherin e Projektit, Arbër Lleshi:
“Të premten do të mbajmë një natë muzkore, ku do t’i kemi 3 artistë shumë të njohur e shumë të dashur për publikun e muzikës jazz dhe blues, është Emir Plava, Visar Kuçi dhe Ardian Bakalli. Kjo trio do të filloj prej orës 21:00 dhe do të mbaj muzikë deri në orët e vona të natës dhe i ftojmë të gjithë adhuruesit e muzikës jazz dhe blues me na u bashku në Parkun Kulturor ‘Ali Podrimja’, në Gjakovë.”
Parku Kulturor “Ali Podrimja”, ka hyrë në javën e dytë të mbajtjes së aktiviteve të ndryshme, të cilat do të vazhdojnë të mbahen deri në fund të shtatorit, ku do të ketë aktivtete të ngjeshura me workshop-e, shfaqje të filmave, muzikë, punëtori artistike, ekspozita etj.