Teatri i kukullave Dodona, këtë të shtunë (16 mars) e ka rezervuar për më të vegjlit tanë. Shfaqja ‘Mustaqosh Laroshi’, do të shfaqet nesër në dy termine nga ora 12:00 dhe 13:00. Dramatizimi dhe regjia e shfaqjes është bërë nga Melihate Qena, ndërsa aktorët e shfaqjes janë Roza Berisha Fejzullahu dhe Avdi Azemi.
Kjo shfaqje mund të shikohet nga mosha 3 vjeç dhe për rezervime ju mund të thërrisni çdo ditë në 038 230 623, prej orës 10:00 deri në 16:00.