Më 11 tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, artistja dhe aktivistja konceptuale, Alketa Xhafa – Mripa, në bashkëpunim me Organizatën “UN Woman”, do të prezantojë një mural me mesazhe fuqizuese të vajzave të reja.
Murali do të prezantohet në Qendrën Studentore të Universitetit të Prishtinës, nga ora 14:00 deri në orën 18:00, ndërsa motoja e tij është “#KurrëSjeShumëeRE”.
Organizatorët kanë njoftuar se murali do të përfshijë një mesazh fuqizues të krijuar nga fjalitë e vajzave të reja, të cilat ngrihen për të drejtat e tyre dhe thyejnë stereotipet gjinore.
Tutje, organizatorët kanë ftuar të gjithë të rinjtë që të bëhen pjesë e këtij murali, të shijojnë muzikën që do të transmetohet në këtë event dhe të takojnë aktivistë e artistë të ndryshëm.
Ky aktivitet mbështetet nga Komuna e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës.