Në Prishtinë edhe këtë vit për herë të dytë do të organizohet ‘Panairi i Edukimit’, organizuar nga ‘Universiteti i Prishtinës’ dhe ‘Qendra për Zhvillim të Karrierës’. Ky panair do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’ me 30 tetor, duke filluar nga ora 09:00.
Nëse planifikoni të studioni jashtë vendit, do të keni mundësi të njoftoheni me programe të shumta të universiteteve më prestigjioze të Francës, poashtu do të keni mundësi të flisni me përfaqësues nga institucione frankofone pjesëmarrëse, të cilët do të ndajnë përvojën e tyre dhe do t’ju ofrojnë informata të vlefshme.
Mundësitë e studimit në Francë do të ofrohen në shkallët: BA, MA dhe PhD. Disa nga universitetet pjesëmarrëse do të jenë: ‘Université Lumière Lyon’, ‘Université de Technologie et de Sciences Appliquées Libano-Française’ Ecole informatique EPITECH’ dhe universitete të tjera franceze.