Swedish Alumni Network Kosovo (SANK) në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Kosovë, do të organizoj sot (10.03.21), në platformën Zoom, një sesionin informues, duke filluar nga ora 18:00, dedikuar punëtorëve të sektorit publik. Programi ka për qëllim ndërtimin e rrjeteve të reja dhe ndarjen e përvojës, për të rritur transparencën, efiçiencën dhe qëndrueshmërinë në sektorin e administratës publike. Për të mësuar më shumë rreth programit të ‘Swedish Institute Academy for Young Professionals’, Radio KFOR-i ka zhvilluar një intervistë me përfaqësues të ‘SANK’:
“Ne do të organizojmë një sesion informues online rreth 4 programeve/moduleve të trajnimit, që mbahen çdo vit në Suedi. Qëllimi është që të informojmë punëtorët e sektorit publik rreth trajnimit, përmbajtjes dhe procedurës së aplikimit.”
Pjesëmarrësit e këtij programi dhe shërbyesit civil, do të kenë mundësi të zgjerojnë rrjetin e tyre, si dhe të ndajnë ide dhe përvoja, me profesionistë të tjerë nga Ballkani Perëndimor. Të gjithë të interesuarit edhe për programe të tjera që përfshijnë mundësi të shumta për të studiuar në Suedi, mund të vizitojnë faqen e facebook-ut të ‘Swedish Alumni Network Kosovo’.
Për të ndjekur këtë ngjarje online, në platformën Zoom, të interesuarit mund të regjistrohen përmes kësaj vegëze: