Organizata ” United Youth Task Force” do të filloj së shpejti një projekt mbi pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse të të rinjve në proceset vendimmarrëse lokale, me titullin “Youth T.R.A.I.N.”
“United Youth Task Force” është në kërkim të të rinjve nga komunitete të ndryshme, për t’u bërë Koordinatorë Lokal në disa regjione të vendit tonë. Të interesuarit duhet të kenë njohuri pune të anglishtes dhe të flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe apo serbe.
Aktivitetet e projektit do të përqendrohen në 5 regjione të ndara:
- Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë, Hani i Elezit
- Fushë Kosovë, Lipjan, Graçanicë
- Istog, Skënderaj, Vushtrri, Obiliq
- Prizren, Rahovec, Mamushë
- Mitrovicë e jugut, Mitrovicë e veriut, Zubin Potok, Leposaviq.
Të përzgjedhurit do të shpërblehet me një pagesë simbolike gjatë kohës së projektit, kurse të interesuarit për të aplikuar apo për të qenë pjesë e këtij projekti, mund të dërgojnë CV-në e tyre së bashku me një letër motivuese, në e-mail adresën ‘un.ytf2250@gmail.com’, deri në datën 10 mars, 2021.