Programi ‘Erasmus +’ në kuadër të projekteve të Unionit Evropian në Kosovë, ka organizuar një sesion informues për t’i shpalosur mundësitë e shumta që ofron ky program për bursa në vende të ndryshme të Evropës.
Kjo ngjarje do të mbahet në ‘Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së’ në Prishtinë, nesër (07.02.19) duke filluar nga ora 11:00.
Sipas organizatorëve, ky sesion do të ofroj informacione për mundësinë e studimeve në nivelin bachelor, master dhe doktoraturë dhe shkëmbime akademike për 1 apo 2 semestra në universitete prestigjioze evropiane.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, prandaj për regjistrime mund të kontaktoni në info@euicc-ks.com.