Ditët e para të muajit korrik do të karakterizohen nga temperatura të larta, që do të arrijnë në 33 gradë celcius, ka njoftuar ‘Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës’ (IHMK). Ky institut njofton se do të ketë orë të gjata me diell dhe erëra të lehta deri mesatare.
Indeksi UV do vazhdoj të mbetet i lartë, prandaj preferohet kujdes nga rrezet e dëmshme të diellit.
Në këtë situatë meteorologjike ky institut apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar, sidomos për personat me sëmundje kronike, të evitojnë daljet e tyre nga ora 09:00 deri në orën 17:00.