Ngjarjet kulturore vazhdojnë të jenë shoqërues të artdashësve dhe përgjatë këtij muaji janar, dhe pikërisht për këtë, në vijim mund të lexoni disa nga aktivitetet kulturore që mund të ndiqni gjatë dy ditëve në vazhdim:
Sipas kalendarit mujor të Teatrit Kombëtar të Kosovës, sonte (19.01.2022), nga ora 20:00, jepet shfaqja ‘Dasma e Kallanxhiut’ nga John Millington Synge dhe me regji nga Sevdije Ajeti.
Po në këtë teatër, nesër (20.01.2022), nga ora 20:00, prezantohet Baleti ‘Sisters’ me koreografi të Mehmet Balkan.
Nga repertori për muajin janar, Teatri Adriana- Ferizaj, më 20 janar, nga ora 20:22, jep shfaqjen ‘Marksistët e leninistët e Zvicrës’, nga Jeton Neziraj dhe me regji të Blerta Rrustemi-Neziraj.
Më 20 janar, nga ora 20:00, në Teatrin ‘Oda’, prezantohet shfaqja ‘Inspektor Limi’, shkruar nga Lorik Celaj dhe me regji të Florent Mehmetit.