Sot është 1 prilli, që ndryshe njihet edhe si ‘Dita e Gënjeshtrave`. Shakatë e 1 prillit, mirëpriten më së shumti nga fëmijët, por edhe të moshuarit nuk është se nuk e pëlqejnë këtë ditë
E për të shënuar këtë ditë, Radio KFOR-i pyeti disa dëgjues ‘Se a janë mashtruar ndonjëherë nga dikush për 1 Prill?’:
– “Përshëndetje jam Diellza Salihaj. E mbaj mend që kur kam qenë e vogël, babi gjithmonë kishte ndonjë shaka pë neve fëmijëve.”
– Dëgjuesi tjetër, z. Faton Cakolli, tha: “Unë kam bërë shaka me gruan time, gjoja se kam bërë aksident. E gjithë familja ka shkuar në QKUK për të më kërkuar, e unë para tyre u shfaqa shëndosh e mirë.”
Shënimi i 1 prillit, “Ditës së Gënjeshtrave” shënohet me shaka të ndryshme. Një ndër gënjeshtrat më të përfolura në botë, për këtë ditë, është kur rrjeti televiziv “BBC”, më 1 prill të vitit 1957, publikoi një kronikë sipas së cilës fshatarët zviceranë vjelin makaronat nga pema.