hkolla e muzikës, artit dhe baletit ‘Mjellmat’, në Ferizaj, e cila funksionon që nga qershori i vitit 2018, nesër (1 mars) në Teatrin “Adriana”, nga ora 17:00, shfaqin koncertin e tyre të parë, në balet, piano, klarinet, kitarë, violinë dhe perkusion.
Shkolla “Mjellmat”, e cila ofron mësime profesionale në fushën muzikore; solo këndim, klarinet, kitarë, flaut, saksofon, perkusion (bateri), piano, violinë dhe jo vetëm, është themeluar nga artistë eminent dhe me përvojë në Kosovë, Shqipëri, Shkup, Itali, Gjermani, etj.