Festivali vjetor i animacionit ‘Anibar’, në bashkëpunim me organizatën ‘7 Arte’ në Mitrovicë, sonte (19.06.19) duke filluar nga ora 20:30, organizojnë natën e filmave të animuar, si pjesë e organizimeve ‘Anibar on Tour’, që i paraprin hapjes së këtij festivali.
Në këtë aktivitet do të shfaqen filma të rinj, që më pas do të shfaqen edhe në edicionin më të ri të festivalit ‘Anibar’, i cili këtë vit do të filloj nga data 15 korrik, në qytetin e Pejës.
Ndryshe, këtë vit festivali në fjalë do të organizoj edicionin e 10-të të filmave të animuar, me pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Festivali ‘Anibar’, do të përfundoj me datë 21 Korrik të këtij viti.