Në qytetin e Mitrovicës ka filluar festivali “GreenFest”, i cili sivjet vjen me edicionin e nëntë me radhë. Drejtori i organizatës “7Arte” dhe njëherit edhe drejtor i “GreenFest”, Lulzim Hoti, në një intervistë për Radio KFOR-in ka treguar se ky edicion do të sjellë një laramani aktivitetesh: “Ne si organizatë këtë edicion kemi menduar t’ia dedikojmë “Nanës Natyrë”, natyrës së globit por edhe vetvetiu gruas apo nënës. Në kaudër të programit që kemi zhvilluar në këtë edicion, ne kemi gërshetuar aktivitete të ndryshme kulturore e artistike me qëllim që të përfshijmë sa më shumë natyra të ndryshme të akviteteteve dhe tematikave, ku nga nesër (23.07.19) fillojmë me aktivitete të tjera, siç janë: workshopet për përbërjen e fluturakave të letrës, pastaj do të diskutohet mbi qështejn e bletës amë dhe rreziku që po i kanoset bletëve në gjithë globin, po ashtu do të ketë edhe një dialog që do të zhvillohet në hapësira publike afër stacionit të trenit që ka të bëjë me dialog mbi artin dhe mundësitë e zhvillimit të artit në raport me mjedisin. Në natën e dytë, do të shfaqet një film dokumentar që ka të bëjë me çështjet mjedisore i njohur si “Solar Mama”, ku një nënë provon të sjellë panele solare në një fshat të varfër pasi që ajo posedon studio për inxhineri solare.”
Ky edicion organizohet nën temën “Për nënën natyrë”, duke vënë në pah rolin e gruas dhe nënës në raport me mjedisin dhe burimet natyrore, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të qytetarëve mbi zhvillimin e qëndrueshëm.
Festivali “GreenFest”, do të zgjatë nga data 23 korrik, deri më 26 korrik dhe gjatë këtyre ditëve do të ketë shfaqje të filmave, muzikë, punëtori artistike, murale, debate, si dhe aksione mjedisore. Këto aktiviteti mund t’i gjeni edhe në vegzën e më poshtme: