Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se nga sot (14 korrik) caktimi i terminit është në versionin online, si dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 18-vjeçare.
Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19, duhet të përdoret platforma eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).
Po ashtu, njoftohet se është aktivizuar edhe linja telefonike pa pagesë, 080030900 e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:
-Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19;
-Për informata rreth vaksinës;
– Për informata rreth procesit të vaksinimit si dhe për konsultë me psikologun rreth vaksinimit.