Sot (31.07.19), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë çmimet për kinematografi ku ‘Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”’ në fushën e kinematografisë iu nda poetit dhe kritikut letrar Azem Shkreli – post mortum, ndërsa ‘Çmimi vjetor’ iu nda regjisores Burbuqe Berisha dhe aktorit Kushtrim Hoxha.
Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se të gjitha ato rezultate që kanë ndodhur në fushën e kulturës po kurorëzohen me shpërblime.
Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” u shoqërua me një statuetë dhe një certifikatë të nënshkruar nga ministri Gashi, dhe shpërblim në vlerë monetare prej 5,000 Euro. Ndërsa, Çmimi Vjetor për Kinematografi kap vlerën 1.250 Euro.