Me rastin e ‘Ditës Ndërkombëtare të Rinisë’, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, së bashku me përfaqësues të organizatës mjedisore ‘Let’s Do It Kosova’, kanë shpërndarë maska për qytetarët, në sheshe të Prishtinës.
Në një njoftim për media thuhet se ky aktivitet u realizua me qëllim të sensibilizimit të të rinjve në lidhje me rreziqet e pandemisë ‘CoViD-19’ dhe për të promovuar kujdesin që duhet të kemi në përballje me këtë virus. Ky aktivitet është organizuar në kuadër të fushatës “Së bashku kundër #COVID-19”, si dhe përveç maskave, u shpërndanë edhe broshura informative për qytetarët.