Këngëtarja dhe aktorja e famshme Miley Cyrus do të jetë pjesë e festivalit internacional ‘Sunny Hill’ që do të mbahet me datat 2, 3 dhe 4 gusht në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur vet organizatorja e këtij festivali, këngëtarja Dua Lipa, përmes një video që e ka postuar në rrjetin social ‘Instagram’.
Në edicionin e dytë të këtij festivali pjesëmarrës do të jenë emrat më të mëdhenjë të botës artistike botërore dhe përfshijnë Calvin Harris, Bondax, Njomza, Dj Generik e shumë artistë vendor e ndërkombëtar.