Vendimi është marrë tashmë! Pritet vetëm aprovimi i Bashkisë së Milanos. Milani dhe Interi do të braktisin stadiumin legjendar “Giuseppe Meazza”, i njohur si “San Siro”. Në parkingun e tij do të ndërtohet impianti i ri me rreth 60 mijë vende, ndërsa më pas “La Scala del Calcio” do të prishet.
Dy skuadrat e famshme të futbollit italian, Interi e Milani, në shumë pak kohë, ndoshta javën e ardhshme, do të prezantojnë në Bashkinë e Milanos planin për realizimin e një stadiumi, që do të jetë në pronësi të tyre dhe që sipas parashikimeve, pritet të hapë dyert në harkun prej 3 apo 4 viteve, me shumë mundësi nga sezoni i viteve 2022-’23.
Statiumi “San Siro”, kishte hapur dyert për herë të parë për publikun më 19 Shtator 1926.