Rreth 100 botues do të marrin pjesë në panairin e librit që do të mbahet në Prishtinë, nga data 5 deri më 9 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë. Shoqata e Botuesve të Kosovës po e organizojnë panairin e 21-të librit në Prishtinë, ndërsa ceremonia e hapjes do të bëhet më 5 qershor, ku organizatorët theksojnë se do të marrin pjesë rreth 100 botues vendor, nga vendet e rajonit si dhe nga diaspora. Panairi do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 20:00. Në këtë panair, botuesit do të sjellin prej 1.500 deri në 1.700 tituj të rinj, ndërsa do të jenë edhe rreth 5.500 tituj të viteve të fundit.
Organizatorët po ashtu kanë theksuar se rreth 40.000 vizitorë priten ta vizitojnë panairin përfshirë studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.
Po ashtu, ky panair do të sjell në vëmendje të lexuesve edhe përvjetorë të shumtë të shkrimtarëve vendor dhe të huaj.