Këngëtari kanadez, tekstshkruesi, aktori dhe producenti, Michael Steven Bublé u lind më 9 shtator të vitit 1975. Inspirimin e tij muzikor e mori duke dëgjuar incizimet xhaz të gjyshit të tij si dhe filloi karrierën e tij muzikore duke u shfaqur në këngët e grupeve të mëdha. Pastaj, Buble regjistroi tre albume të pavarura ‘First Dance’ në vitin 1995, ‘Babalu’ në vitin 2001 dhe ‘Dream’ në vitin 2002, që në fakt morën pak vëmendje.
Marrëveshja e favorshme për Buble filloi kur u ftua të këndonte në dasmën e vajzës së ish kryeministrit kanadez, Brian Mulroney, në vitin 2000. Aty, takoi producentin e çmimeve ‘Grammy Award’, David Foster i cili firmosi t’i realizoi 143 incizime.
Albumi ‘Self-titled’ me këngë të zhanrit pop u publikua në vitin 2003, duke kryesuar majat muzikore në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Australi, si dhe duke fituar çmime: ‘quadruple-platinum’ në Kanadë dhe ‘septuple-platinum’ in Australi.
Në ‘Juno Awards’ të vitit 2004, Bublé fitoi çmimin ‘Artist of the Year’ si dhe ishte i nominuar për çmimin ‘Album of the Year’. Albumi i tij me pesë këngë të fundvitit (EP) u publikua në nëntor të vitit 2003, dhe një vit më vonë ia bashkëngjit albumit ‘self-titled’, si një edicion i veçantë për Krishtlindje.
CD-ja ‘Come Fly with Me’ e realizuar në vitin 2004 me 6 këngë live dhe dhe dy të tjera të incizuara u pajis me certifikatë të artë, në Kanada. Albumi tjetër i radhës ‘It’s Time’ u publikua në vitin 2005, duke e vazhduar suksesin e albumit paraprak dhe duke kryesuar në maje të listave për shitje si në Kanada, Japoni, Itali, SHBA si dhe në Australi.
Suksesi i tij nuk kishte të ndalur, ‘Call Me Irresponsible’ ishte albumi tjetër i radhës që u publikua në vitin 2007, i cili i cili u bë një hit i madh në Kanada, Shtetet e Bashkuara, Australi, Gjermani, Itali, Portugali, Irlandë dhe Holandë. Albumi u shit mbi 5 milionë kopje në të gjithë botën, duke përfshirë më shumë se 400 000 në Kanada. Me këtë album, Bule fitoi çmim Grammy dhe ‘Fan Choice’ në vitin 2008.
Albumi i katërt me radhë ‘Crazy Love’, i realizuar në vitin 2009, pati sukses të madh, duke fituar ‘Juno awards’ në vitin 2010, pastaj edhe shumë çmime të tjera: ‘Album of the year’, ‘Fan choice award’ dhe ‘Single of the year’ me kenën “Haven’t Met You Yet.”
‘Crazy Love’ është shpërblyer edhe në ‘Grammy Awards’ të vitit 2011, duke fituar çmimin ‘Best Traditional Pop Vocal Album’. ‘Buble’s Christmas’ u publikua në vitin 2011, ku fitoi çmimin ‘Album of the Year’ në vitin 2012, kurse më vonë fitoi çmimin ‘Juno’. Sukseset e Michael Buble u kurorëzuan me pranin e tij në ‘Canada’s Walk of Fame’ në vitin 2015.