Me mbi 30-të albume të publikuara, hite të shumta, që sollën shumë çmime, paraqitje dhe suksese të panumërta karakterizojnë karrierën e Michael Bolton.
Michael Bolton ka lindur në vitin 1953 dhe është një tekstshkrues dhe këngëtar i zhanreve pop-rock dhe ‘soul Bolton’. Ai dominoi skenat dhe shijet e të rinjve të viteve 80-të dhe 90-të.
Në fakt, Micheal filloi karrierën me zhanret hard rock dhe heavy metal, për disa vite, kur edhe publikoi hitin ‘How am I suppose to live without you’ që ia hapi dyert e suksesit.
Në vitin 1991, Bolton publikoi albumin ‘Time Love &Tenderness’ ku edhe fitoi çmimin ‘Grammy’ për versionin e tij të këngës ‘When a Man loves a Woman’.
Sukseset e tij vazhdonin tutje. Ai fitoi 2 Grammys për ‘Performancën Vokale më të mirë Pop’, si dhe ka gjithashtu 6 ‘Amerikan Awards’.
Si kantautor, fituar mbi 24 çmime, duke përfshirë ‘Songwriter of the Year’, dhe çmimin ‘Hitmakers’.
Karriera e bujshme e këngëtarit Michael Bolton ishte e mbushur me suksese, paraqitje të shumta, këngë dhe çmime.
Pa asnjë dyshim, Bolton konsiderohet një nga këngëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.