Nëse do të dëshironit që më në fund të jetonit jetën dhe ëndrrat tuaja dhe jo të të tjerëve, që jetën tuaj ta vendosni para jetës së dikujt tjetër, seminari i së dielës (18 gusht), që do të mbahet në Hotel Sirius, nga ora 16:00 – 20:00, në Prishtinë, është për ju.
Përmes teknikave të programit Neuro-Linguistik , do të mund të mësoni se si funksionojnë mendimet tuaja, si t’i ndryshoni ato dhe çfarë të bëni që të ndryshoni bindjet tuaja kufizuese për të arritur rezultatet e dëshiruara.
Poashtu, do të keni mundësi që të mësoni se si të largoni bllokadat e brendshme, jo vetëm për të arritur sukses në fushën financiare e profesionale, por në çdo aspekt të jetës suaj.
Përmes kësaj metodologjie, pjesëmarrësit e këtij seminari, do të mund gjithashtu të mësojnë si të jenë më të guximshëm, më konfident, si të shfrytëzojnë gjithë potencialet e tyre të brendshme që të jenë sa më afër jetës së ëndrrave të tyre, duke përdorur fuqinë dhe burimet nga koshienca dhe subkoshienca e tyre.