Në mënyrë që qëndrimi në shtëpi të jetë sa më argëtues për fëmijët, ekzistojnë shumë platforma online përmes së cilave fëmijët mund të mësojnë shumë. Ndërsa jemi në rrethanat e izolimit në shtëpi, ky është edhe momenti ideal për të mësuar dhe për t’u avancuar. Një listë të tillë për argëtimin e fëmijëve në faqe të ndryshme interneti e ka përgatitur Znj. Pritë Bytyqi, e cila këtë listë e ndau edhe me dëgjuesit e Radio KFOR-it.
Po i ndaj me ju disa platforma online, të cilat po përdoren në gjithë botën, e ku mund të mësoni ose t’i përdorni si mjet komunikimi mes mësuesve dhe nxënësve, ose edhe nxënësit/studentët mes vete. Platformat jashtëzakonisht të përshtatshme për fëmijët e shkollave fillore janë këto:
Një nga platformat e mia të preferuara! Një platformë interaktive ku testohet të kuptuarit e një teme të caktuar. Këtu nxënësit mund të luajnë dhe të mësojnë njëkohësisht duke marrë parasysh që për të luajtur, kërkohet që vazhdimisht të zgjidhen probleme gjuhësore apo edhe matematikore. Këtu mund t’i krijoni edhe vetë kuizet tuaja dhe me anë të nje kodi ta integroni gjithë familjen.
Kjo platformë ofron video të krijuara nga ekspertë të zhvillimit të fëmijëve, të cilat i motivojnë fëmijët, përmes lëvizjeve të bëhen të guximshëm, të fuqishëm e të zgjuar.
Teach Your Monster to Read: Free Phonics & Reading Game
Një aplikacion i thjeshtë dhe praktik ku fëmijët mund të mësojnë të lexojnë dhe t’i shqiptojnë fonemat në mënyrë të pavarur.
Një tjetër faqe ku nxënësit mund ta praktikojnë leximin në gjuhën angleze. Nxënësit mund ta shkarkojnë një aplikacion të quajtur Kids A-Z, i cili menaxhohet nga një tjetër llogari (e prindit në këtë rast), në Raz Kids.
Kjo është platforma e gjuhëve të huaja ku nxënësit mund ta zgjerojnë fjalorin e gjuhës angleze, gjermane apo edhe të gjuhëve të tjera. Ky aplikacion ofron aktivitete the lojëra në mbi 140 tema te ndryshme në përputhshmëri me planet mësimore.
Faqe edukative e animuar për fëmijë – Shkencat natyrore, shkencat sociale, anglisht, matematikë, art e muzikë, shëndet dhe teknologji. Këtu do të gjeni gjithashtu plane mësimore, aktivitete dhe kuize.
Kjo është gjithashtu një nga faqet e mia të preferuara, të cilën shumë shpesh e përdor edhe gjatë orëve mësimore në shkollë. Këtu do të gjeni video me udhëzime se si fëmijët të bëjnë YOGA. Seancat e YOGA-s janë të përcjella me ngjarje shumë të këndshme, zakonisht në lidhje me botën e kafshëve ose me natyrën. Përrallat e filmat e Disney-it bëhen të gjalla në këtë platformë si dhe ne dhomat e fëmijëve tuaj.
Dhe e fundit, TEDEd@home. Kjo është krijuar/modifikuar posaçërisht për krizën që e ka krijuar COVID19. Këtu mund të gjeni video interaktive që e promovojnë mësimin per shkollat fillore, të mesme e edhe në universitete. Këtu mund të gjeni fjalime mahnitëse.
‘Shpresoj që këto platforma t’jua lehtësojnë ditët e karantinës e t’ju ndihmojnë në mësime. Paçi shëndet të mirë!’, shkruan në fund të artikullit të saj, Znj. Pritë Bytyqi.