Për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen e meningjitit, e cila çdo vit merr jetë njerëzish, sot më 24 prill, shënohet ‘Dita Botërore e Meningjitit’.
Në lidhje me rëndësinë që ka kjo ditë, në ngritjen e vetëdijes sonë të përgjithshme, Radio KFOR-i bisedoi me infektologun, Dr. Nderim Hasani: “Kjo ditë ndihmon në ndërgjegjësimin e kësaj sëmundjeje, potencialisht vdekjeprurëse që mund të vrasë brenda disa orësh ose të shkaktojë paaftësi të përjetshme. Meningjiti vazhdon të jetë një çështje e madhe globale e shëndetit publik, duke shkaktuar deri në 5 milion raste çdo vit, përfshirë epidemitë e llojeve të reja që përhapen midis vendeve dhe në të gjithë botën. Meningjiti është një nga shkaqet kryesore të aftësisë së kufizuar neurologjike, i cili mund të zgjasë një jetë të tërë. Vaksinat e reja do të shpëtojnë më shumë jetë gjatë dekadës së ardhshme.”
Siç këshillon Dr. Hasani, kur dikush është i prekur nga meningjiti, është e rëndësishme të veproj me shpejtësi, sepse shumë njerëzve simptomat mund të ju ngatërrohen lehtësisht me sëmundje të tjera si gripi, malaria apo edhe Covid-19.