Qytetarë e përfaqësues të fushave të ndryshme janë duke dhënë kontributin e tyre, konkret ose me mesazhe, për parandalimin e përhapjes së virusit “Covid -19”. Një kontribut të tillë po e japin edhe yjet e estradës në Kosovë.
Kësaj radhe, Radio KFOR-i kontaktoi këngëtarin Vig Poppa, i cili tregoi se ai dhe familja e tij janë duke qëndruar larg jetës sociale për t’u mbrojtur nga “Covid-19”:
“Është e sigurt që virusi ekziston dhe se është i panjohur për të gjithë ne. Kjo është arsyeja pse familja ime dhe unë i përmbahemi të gjitha masave të kërkuara. Unë i këshilloj të gjithë që t’i respektojnë të gjitha rregullat , së pari për të mirën e tyre e pastaj të familjarëve dhe të moshuarve. Ne jemi të sigurt që kjo situatë do të kalojë por që është vetëm çështje kohe, andaj të jemi të kujdesshëm duke vendosur maska dhe duke i respektuar të gjitha rregullat e dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.”
Të gjithë së bashku, mundemi dhe ia dalim!