Bebe Rexha pak orë më parë ka shënuar edhe një sukses. Kësaj radhe është fjala për shpërblimin që ka marrë në Kanada. Është MMVA iHeartRadio që ka nderuar këngëtaren me çmimin “Bashkëpunimin më i mirë” në kategorinë “Bashkëpunimi”.
Çmimi i dedikohet këngës “Meant to Be”, të cilën Bebe rexha e solli në bashkëpunim me Florida Georgia Line.
Rexha ka falënderuar të gjithë fansat për përkrahjen që i kanë dhënë: “Faleminderit të gjithë atyre që më përkrahin në Kanada. Kjo është e mrekullueshme, nuk mund ta besoj që jam këtu. E dua Toronton dhe këtë çmimin do e vendos në shtëpinë time të re që posa e kam blerë. Prandaj, falemnderit shumë”.