“Terren i sigurt, shtëpi e sigurt”, kjo është tema e sivjetme e Kombeve të Bashkuara, për shënimin e ‘Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Mina’.
4 prilli është shpallë ‘Ditë Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Mina’ që nga viti 2015, nga Kombet e Bashkuara, me qëllim të ndërgjegjësimit për minat:
“Në këtë Ditë Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj Minave, le të riafirmojmë angazhimin tonë për zhdukjen e dëmit të tmerrshëm të shkaktuar nga minat tokësore dhe ndihmën ndaj atyre që janë dëmtuar nga përdorimi i tyre”, është thirrja që vjen nga Kombet e Bashkuara.
Çdo vit Shërbimi për Veprimi ndaj Minave në Kombet e Bashkuara (UNMAS) organizon eskpozitë multimediale në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, për të rritur ndërgjegjësimin për kërcënimet e shkaktuara nga minat, mbetjet shpërthyese dhe pajisjet e improvizuara shpërthyese.