“Ju nuk mund të kontrolloni gjithmonë atë që ndodh jashtë, por gjithmonë mund të kontrolloni atë që ndodh brenda jush”- dhe kjo është një thënie që përkufizon atë që mund ta bëni duke praktikuar joga. Duke festuar të gjitha të mirat shëndetësore që na i sjell praktikimi i jogës, data e sotme 21 qershori, i është ndarë shënimit të “Ditës Ndërkombëtare të Jogës”. Për shënimin e kësaj dite, Radio KFOR-i ka kontaktuar me instruktoren e jogës nga “Urban Yoga”, Agnesa Mehmeti, e cila numëroi të mirat e shumta që na sjell praktikimi i jogës: “Duke e praktikuar jogën, duke ushtruar frymëmarrjen, duke përdorur teknikat e ndryshme të frymëmarrjes dhe duke medituar, joga ju bënë më të shëndetshëm në trup, në mendje dhe në shpirt. Të mirat shëndetësore që i sjell joga janë shumë të mëdha e ndër to e forcon edhe trupin, i tonifikon muskujt, përmirëson fleksibilitetin, përmirëson balancën, e parandalon dhimbjen e shpinës çka është shumë me rëndësi sikurse edhe thonë “Kur është shpina e re, njeriu është i ri”, liron stresin dhe çka është shumë me rëndësi i liron hormonet e lumturisë.”
Duke marr parasysh kohën e pandemisë, klasat për joga nga janë duke u mbajtur online megjithatë siç na njoftoi zonja Mehmeti, interesimi vazhdimisht ka qenë në rritje. “Urban Yoga”, veç të rriturve po ashtu është e certifikuar edhe për fëmijë.