Me rastin e ‘Ditë së Tokës’, e cila festohet çdo vit më 22 Prill ‘Adventure Trips Kosovo’, organizon udhëtim me biçikleta drejt “Drejt Pyllit Të Arinjve Prishtina”, në Liqenin e Badovcit. Me këtë rast do të shijohet natyra e bukur e bjeshkëve të Gollakut, po ashtu do të ndalohet edhe në Pyllin e Arinjve, ku do të ketë koktej çasti, ushqim/tavolinë suedeze pa pagesë për pjesëmarrësit.
Të interesuarit duhet të kenë me vete biçikletën, veshjet sportive, ujë, ushqime, çokollata, fruta të thata dhe çantë shpine. Nisja bëhet nga busti “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë, nga ora 08:00.