Tashmë maskat janë bërë pjesë e përditshmërive tona, nëse më herët kombinoheshim në veshmbathje, tani më e kemi edhe një “aksesorë” shtesë që shumica mundohemi ta përshtatim me gardërobën e përditshme. Por, janë të shumta gratë që me gjithë vendosjen e maskës, nuk dalin prej shtëpive të tyre pa vënë buzëkuq.
Në këtë mënyrë vepron edhe prishtinasja Vlera Kosumi, e cila në një prononcim dhënë Radio KFOR-it, tregoi se as maska nuk e ndalon që ta vendos buzëkuqin e saj të preferuar: “Po e kam pak problem se po më duhet me i pastru vazhdimisht maskat ose me i ndërru, se po bëhen krejt me buzëkuq, po thjesht nuk mundem me paramendu me dalë diku pa i lyer buzët, më duket që po më mungon diçka, nuk e bëjë për të tjerët, po e bëjë se më pëlqenmua”, tha Vlera.
Në një sondazh të bërë nga Radio KFOR-i, shumica e vajzave dhe grave edhe përkundër maskave që i vendosin në fytyrë, buzëkuqin e vendosin gjithashtu.