Muzikant, këngëtar, autor, producent, kompozitor, koreograf, kërcimtar, i pagëzuar si ‘Mbreti i Popit’, ky ishte Michael Jackson. U lind më 29 gusht të vitit 1958, i shtati ndër nëntë fëmijë, dhe fatkeqësisht vdiq më 25 qershor të vitit 2009, nga një sulm kardiak në zemër. Michael la pas një krijimtari gjigande, që edhe sot e kësaj dite ka një vlerë të madhe.
Michael, fitoi famë në vitet 60-ta si këngëtari kryesor i grupit familjar ‘Jackson 5’, i krijuar nga babai i tij. Në fillim të viteve 80-ta, ai shkëlqeu me këngët ‘Billie Jean’, ‘Beat It’ dhe albumin e tij epik “Thriller”. Albumet e tij ‘Off the Wall’, ‘Thriller’, ‘Bad’, ‘Dangerous’ dhe ‘History – Past, Present and Future’ ishin më të shiturit e të gjitha kohërave. Shumë këngë të tij zunë vendin e parë, u shitën 750 milionë incizime të interpretimeve të tij, në gjithë botën, u pëfshi dy herë në ‘Hollin e Famës Rock and Roll-it’. Ndër suksese të shumta Jackson fitoi 13 çmime ‘Grammy’, mes tyre ‘Grammy Living Legend Award’, në vitin 1993, si dhe çmimin e Akademisë Amerikane të Muzikës, ‘Artist i shekullit’.
Këngët më të njohura të tij që dëgjohen shumë edhe tek ne janë këto: ‘Wanna be startin’ something’, ‘Thriller’, ‘The Way You Make Me Feel’, ‘Black or White’, ‘Remember the time’, ‘Heal the world’, ‘Earth song’, ‘You Rock My World’, ‘We are the World 25 for Haiti’, ‘Beat It’, ‘Billie Jean’ dhe ‘You Are Not Alone’.
Edhe pas vdekjes, Michael Jackson mbetet këngëtari me më së shumti fansa. Më 25 qershor të vitit 2012, fansat e tij dërguan rreth 11.000 trëndafila në vendin ku prehet trupi i legjendës, Michael Jackson.
Një ndër thëniet e tij të shumta është edhe kjo: ‘Një yll nuk vdesë kurrë, thjesht shndërrohet në një buzëqeshje dhe shkrihet përsëri në muzikën kozmike, vallëzimin e jetës’.