“Bashkohu me ne për një mbrëmje të ngrohtë të poezisë!”, kjo është thirrja e Kosovo Art Exchange (KAE) Gallery, e cila shënon mbylljen e ekspozitës “Gratë e Mitro”. Ekspozita në fjalë shënon natën e parë të poezisë, më 27 prill, duke filluar nga ora 19:00, në galerinë KAE. Me këtë rast, ftohen edhe poetët dhe adhuruesit e poezisë t’i ndajnë poezitë e tyre me të pranishmit.
Hyrja është falas, por fëmijët nën moshën 16 vjeçare duhet të kenë shoqërues të rritur.