Çdo ditë e më shumë jemi dëshmitarë të abuzimeve që po i bëhen qenve endacak nga njerëz të pandërgjegjshëm në rrugë. Prandaj, nesër (24 korrik), do të mbahet një mbrëmje humanitare, në ora 20:00, në Menzën “Ramiz Sadiku”, në Prishtinë.
Përkitazi me këtë temë, Radio KFOR-i kontaktoi themeluesin e Organizatës Joqeveritare “Prishtina Dog Shelter”, Mentor Gashi, nga i cili kuptuam: “Bileta në këtë mbrëmje kushton vetëm 3 euro dhe të gjitha të hollat e mbledhura nga kjo mbrëmje, do të i dedikohen qenve të rrugëve, që i trajton qendra jonë “Prishtina Dog Shelter”, e cila deri tani ka sterilizuar me mijëra të tillë”, tha z. Gashi.
“Prishtina Dog Shelter” është një organizatë jofitimprurëse, e krijuar në vitin 2014 për të shpëtuar, trajtuar, strehuar dhe neutralizuar gjendjen më të varfër të dhjetëra mijëra qenve dhe maceve në rrugët e Kosovës.